Kërko

Elbasani

Zbulo natyren dhe historine

Lindja e qytetit ne zemer te Shqiperise

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Historia e trevave të Elbasanit e ka zanafillën e saj në shekullin II p.e.s. me vendbanimet e hershme ilire. Në shekullin II qyteti njihej me emrin Skampa!

Historia e trevave të Elbasanit e ka zanafillën e saj në shekullin II p.e.s. me vendbanimet e hershme ilire. Në shekullin II qyteti njihej me emrin Skampa e më vonë me emrin Skampini dhe ishte në varësinë administrative të Durrahut (Durrësit). Duke qenë i vendosur në kryqëzimin e rrugëve Veri-Jug dhe Lindje-Perëndim, ai ka shërbyer si pikë e rëndësishme kalimi dhe si stacion i rëndësishëm, duke u përmendur si qendër urbane, ushtarake e peshkopale.

Continue reading “Lindja e qytetit ne zemer te Shqiperise”

Advertisements
Featured post

Tradita dhe kultura me e spikatur

kostumi popullor
kostumi popullor

Kostumet popullore

Rajoni i Elbasanit si zonë e ndërmjetme folklorike, numëron rreth 37 kostume popullore autentike, me mbi 10 varjante.  Sipas etnologut Thanas Meksi: “Nga burimet etnografike dhe gërmimet arkeologjike, harta kostumologjike e rajonit del e pasur dhe shumë e hershme. Ajo ndahet në disa njësi etnografike, si Malësia e Labinotit, Shmilit, Funarit dhe Krrabës, qyteti i Elbasanit, Malësia e Shpatit si edhe Fusha e Elbasanit, Dumresë dhe Sulovës”. Dokumenti më i vjetër arkeologjik që ruhet në Muzeun Etnografik të qytetit është basorelievi i skalitur në gur, stela me figurën e nuses ilire. Ajo i përket shekullit të II- III, dhe është gjetur në fshatin Tërbaç Continue reading “Tradita dhe kultura me e spikatur”

Featured post

Monumentet historike dhe kulturore

sahatiObjektet më të rëndësishme për tu vizituar në qytet janë kalaja (shih Kalate), xhamia e Nazireshës shek XVII (është rasti i rralle mbasi është një xhami me emër gruaje), hamami ishek XVI, kisha e Shën Mërisë në kala, muzeu Etnografik, kulla e sahatit etj. 4 km larg nga qyteti ndodhet manastiri i Shën Gjon Vladimirit, i ndërtuar aty nga princi shqiptar Karl Topia në vitin 1382. Aty ndodhet edhe varri i tij. Pranë qytetit ndodhen lixhat të cilat janë të njohura që prej periudhës romake.

Continue reading “Monumentet historike dhe kulturore”

Featured post

Bukuria magjepsese e natyres

byshek
bysheku

Zona e Elbasanit shquhet për potencialin turistik të saj, falë pozitës gjegrafike të favorshme, larmisë së mikroklimës, pasurive të shumta ujore, larmisë së formave të relievit, të shoqëruara me një botë të pasur bimore e shtazore. Për fat turizmi në zonën e Elbasanit ka shumë pika karakteristike tradicionale. Disa prej tyre janë Rrapi i Mansit, Kroi i Kalit, Ulliri i Qejfit, Burimi i Bankes, Gurra e Labinotit, Tuneli i Mirakës etj. Por mbi të gjitha veçohen për turizmin liqenete Dumresë, Llixhat e Elbasanit, Gjinari e Busheku. Si kudo turizmi edhe në zonën e Elbasanit përbën një sektor të rëndësishëm jo vetëm për vlerën ekonomike, por edhe për atë kulturore e historike..

Continue reading “Bukuria magjepsese e natyres”

Featured post

Ku te hani (restorante)

ushqim-415x260

Te hani ne kete qytet do te shijoni si kuzhinen tradicionale dhe moderne te gatuar me profesionalizem nga kuzhinieret e ketij vendi.

Continue reading “Ku te hani (restorante)”

Featured post

Ku te flini (hotelet)

hotelNe Elbasan mund te gjeni shume vende per tu akomoduar me kushte te mira dhe cmime te arsyeshme per te gjithe

HOTEL COLOMBO – ELBASAN

Continue reading “Ku te flini (hotelet)”

Blog te WordPress.com.

Sipër ↑